Drejtori i Arsimit në Dragash zotëri Vloran Cenaj së bashku me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti për ta jetësuar Programin Nacional për Rininë (PNR), i cili ofron mundësinë e platformës në të cilën gara i përgjigjet sistemit të njohurive të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar.

Programi Nacional për Rininë është ndërtuar mbi parimin e:
• Gjithëpërfshirjes dhe
• Vijueshmërisë.

Programi Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport me Programin Nacional për Rininë e ka formësuar idenë e pjesës praktike të sistemit të nxënies, që u garanton pjesëmarrje të gjithë nxënësve në tri fusha kryesore:
a) Në Dituri – nëpërmjet testeve – në të gjitha lëndët e arsimit parauniversitar, nga vlerësimet e jashtme dhe PISA-s;
b) Në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik (KKMK) – për të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar, që u mundëson atyre t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit dhe
c) Në Sport – për të gjithë nxënësit e niveleve parauniversitare nëpërmjet kampionateve shkollore në katër disiplina: futsall, volejboll, shah e atletikë, në universitete edhe në basketboll.

Në Programin Nacional për Rininë parashihet mbajtja e garave në nivel vendi në katër nivele kryesore fillimisht:
1. Garat në nivelin shkollor;
2. Garat në nivelin komunal;
3. Garat në nivelin universitar dhe
4. Garat në nivelin republikan.
Në perspektivë janë paraparë edhe garat në nivele:
a) Ndërshtetërore/Mbarëkombëtare dhe
b) Me diasporën/mërgatën.
Çdo vend i parë në çdo garë do të jetë i shpërblyer.
PNR-ja do ta ketë databazën për nxënësit dhe veprimtaritë edukative.
Suksese!