Komuna e Dragashit, ka bërë të ditur vendin se ku pritet të ndërtohet stadiumi i ri i qytetit, raporton TV Opoja.
Vendi ku pritet të ndertohet stadiumi i ri, është caktuar në fshatin Blaç.
Kështu është bërë i ditur në thirrjen për mbajtjen e mbledhjes së ardhëshme të Kuvendit Komunal të Dragashit.
Në njërën prej pikave të rëndit të ditës thuhet:
Në këtë stadium pritet ti zhvolloj ndeshjet si vendas, Klubi Futbollistik Opoja, pasi që një kohë të gjatë detyrohet ti zhvilloj edhe ndeshjet vendase si myaafire pasi që stadiumi i qytetit të Dragashit nuk i plotëson kushtet për tu zhvilluar një ndeshje futbolli.
Gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2021, gjatë muajve Tetor e Nëntor, kryetari i tanishëm i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka premtuar investime në stadiumin e qytetit dhe përkrahje financiare për klubin KF.Opoja.
Për këtë premtim të Xheladinit pati reagime edhe nga tifogrupi “Ujqit e Sharrit”, ku u ndjen të tradhëtuar nga kryetari, pasi që nuk kishte marr asnjë hap në këtë drejtim.
Më pastaj Komuna e Dragashit doli me një reagim, ku ndër të tjera tha se stadiumi aktual nuk i plotëson kushtet për ndeshje futbolli, dhe stadiumi i ri do të ndërtohet në një vend tjetër.
Ndërsa tani si duket Komuna e Dragashit e ka gjetur vendin për ndërtimin e stadiumit të ri, dhe vendimi për lejimin e ndërtimit do të merret në mbledhjen e radhës të Kuvendkt Komunal, e cila do të mbahet me 28 qershor, duke filluar në ora 10:00./opoja.tv