Komandanti i Koshares dhe officer aktiv i FSK-së Hisen Berisha ka reaguar për këtë ditë historike të formimit të Ushtrisë së Kosovës, shkruan Botapress.info
Sipas Berishës kjo ditë shënin sakrificat e pjestarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, MK-së të cilët e sakrifikuan vetën për rritjen dhe transformimin e ushtrisë në kapacitete mbrojtëse të Kosovës.
Ky është i shkrimi i plotë i Hisen Berishës:
Gëzuar Kosovë!
ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ESHTE JONA – 327
Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan ndë’ breza për Kosovën!
Nderim dhe respekt të gjithë pjesëtarëve të UÇK, TMK, që sakrifikuan veten, kushtet e jetës, familjet, humbën nga zhvillimi profesional, humbën nga mundësitë materiale për një jetë më të mirë, përballuan edhe përbuzjet e atyre që nuk na shihnin si mundësi e transformimit në kapacitete mbrojtëse të Kosovës,amanetin e gjakut të Dëshmorëve për të mbajtur bërthamën e Ushtrisë së Kosovës, (Amanet edhe i Liderit shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës, Presidentit të lavdishëm Ibrahim Rugova),
Historiografia botërore ka me i rendite armët shqiptare bashkë me lavdinë e tyre nga Princat Ilir tek Gjergj Kastrioti, Sylejman Vokshi, Isa Boletini, Shaban Poluzha, e deri te Lavdija e përjetshme e armës së Adem Jasharit, Sali Cekut, Agim Ramadani, heronjve e dëshmorëve të UCK.
Ndërsa ne sot, përmes këtyre ligjeve e normave moderne juridike, lavdinë, krenarinë dhe trimërinë dardane po e rreshtojmë përjetësisht në NATO përkrah heroizmit, trimërisë e strategjisë moderne në aleancën ushtarake më të madhe në historinë e njerizimit.
Republika e Kosovës dhe Ju Shtetasit e saj, GEZUAR!