Agjencia Anti-Korrupsion, ka publikuar raportin e fundit të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët shtetëror raporton TV Opoja.

AKK ka publikuar raportin e fundit të deklarkmit të pasurisë edhe për zyrtarët e komuës së Dragashit.

Edhe pasuria e deklaruar nga kryetari aktual i Dragashit, Bexhet Xheladini, është në këtë raport.

Xheladini në deklarimin e pasurisë në AKK, ka deklaruar se aktualisht mban dy funksione si zyrtar i lartë, atë të kryetari të Dragashit, dhe si Mjek në Ambulancën Specialistike e Mjeksisë Familjare, e cila është në pronësin e tij, raporton TV Opoja.

Shifra totale e pasurisë së paluajtshme e kryetarit Bexhet Xheladini, që e ka deklaruar në AKK, kap shifrën prej 232 mijë euro.

Një shtëpi banimi në vlerë prej 60.000 euro, e cila është pronë e përbashkët familjare,  Ndertesa e Ordinancës Peivate me paisje në vlerën totale 20.00 euro, pronë e deklaruesit, Truall ndërtimi, 28 ari, pronë e përbashkët, në vlerë prej 112.000 euro dhe një tokë punuese prej 34 ari, me vlerë 40.000 euro, pronë e përbashkët familjare.

Xheladini si pasuri të luajtëshme, në deklarimin e pasurisë në AKK-ë, ka deklaruar se posedon tre vetura, shuma e përbashkët e të cilave kap vlerën prej 44 mijë eurove.

Një Golf  7, me vlerë 16.000 euro dhe një Hyndai 40, me vlerë 11.000 euro, janë në pronësi të Xheladinit, i cili ka deklaruar se janë dhuratë nga djali në Zvicërr, dhe një Scoda Octavia, me vlerë 17.000 euro, e cila i përket fëmijëve.

Kryetari Bexhet Xheladini ka deklaruar në AKK se ka një shumë pjer 100.000 eurove si para të gatshme, ku 80.000 janë të depozituara në bankën BPB, dhe 20.000 euro të gatëshme në fshatin Brodosanë.

Xheladini po ashtu në AKK ka delaruar edhe të hyrat vjetore.

Paga totale mujore e tij kap shifrën 3.113 euro.

Ai nga buxheti i Kosovës, si kryetar i Komunës së Dragashit merr pagë prej 1.633 euro në muaj, pension në vlerë prej 280 euro si dhe nga trsuti merr gjithashtu 200 euro.

Ndërsa si pagë mujore si mjek që merr nga ambulaca private “ARTMEDIA”, ka deklaruar shifrën prej 1.000 eurove.

Gjithashtu në deklarimin e pasurisë, Xheladini ka futur edhe pagën e djalit të tij në Zvicërr, në vlerë prej 3.000 eurove në muaj./Opoja.tv

Më poshtë mund të gjeni linkun e plotë të zyrtarëve të Dragashit që kanë bërë deklarimit e pasurisë në AKK.

https://akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/2052/Komuna_e_Dragashit/2052/?