Kuvendi Komunal i Dragashit, të martën me 28 qershor, pritet të marr vendim për lejimin e ndërtimit të stadiumit në fshatin Blaç, raporton TV Opoja.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Klubi Futbollistik Opoja, e cila do ti zhvilloj ndeshjet në këtë stadium.

Ata përmes një shkrimi në Facebook, i kanë bërë thirrje asambleistëve të të gjitha partive, që të votojnë pro lejimit të stadiumit në fshatin Blaç.

“KF Opoja thotë se lokacioni për ndërtimin e stadiumit është zgjedhur nga kryesia dhe futbollistët e klubit dhe nuk nuk ka të bëjë me ndonjë interes politik.

Lokacionin e kemi zgjedhur ne, e kjo nuk ka të bëj me asnjë interes personal ose politik të ndokujt. Ne kemi pasur si opsion tre lokacione, dhe pas analizës së bashku me Kryetarin e Komunës dhe ekipin e tij, kemi vendosur se ai lokacion është i vetmi i mundshëm që të ndertohet stadiumi në kohë sa më të shpejtë të mundshme. Arsyet për këtë përzgjedhje janë: Procedura më e lehtë e legalizimit (opsionet tjera janë pronë e AKP); vizita dhe premtimi i Kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili ka premtuar se do t’na financoj një pjesë të punimeve në stadium; si dhe premtimi i donatorit më të madh të klubit, Adil Isufi, i cili ka premtuar një shumë të konsiderueshme të hollash në fazën e parë të ndertimit të stadiumit, nëse stadiumi ndërtohet pikërisht në atë lokacion.”, thuhet në reagim, përcjell TV Opoja.

Reagimi i plotë:

Të nderuar sportdashës të Dragashit.

Në rendin e ditës për mbledhjën e rradhës të Kuvendit Komunal, pika e fundit ishte për ndertimin e stadiumit të futbollit në fshatin Blaç!
Së pari, ne shpresojmë se kjo pikë, për asambleisët e komunës sonë është e fundit vetëm në renditje, e jo edhe nga rëndësia.
KF OPOJA, për më shumë se pesë vite garat i zhvillon si mysafir, duke mos pasur konak në komunën tonë, ndeshjet si vendas i kemi zhvilluar në Prizren, në stadiumin Përparim Thaçi, por edhe stadiumet në Korishë e Arbanas.
Kryesia e Klubit Futbollistik Opoja, lojtarët por edhe dashamir të klubit tonë, jemi angazhuar tejmase gjatë kësaj periudhe, e sidomos në këto dy vitet e fundit që të ndërtohet një stadium në komunën tonë, jo vetëm për ne, por për të gjithë të rinjtë që janë të apasionuar pas lojës më të bukur në botë, e sidomos nxënësit e shkollave të futbollit.
Lokacionin e kemi zgjedhur ne, e kjo nuk ka të bëj me asnjë interes personal ose politik të ndokujt. Ne kemi pasur si opsion tre lokacione, dhe pas analizës së bashku me Kryetarin e Komunës dhe ekipin e tij, kemi vendosur se ai lokacion është i vetmi i mundshëm që të ndertohet stadiumi në kohë sa më të shpejtë të mundshme. Arsyet për këtë përzgjedhje janë: Procedura më e lehtë e legalizimit (opsionet tjera janë pronë e AKP); vizita dhe premtimi i Kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili ka premtuar se do t’na financoj një pjesë të punimeve në stadium; si dhe premtimi i donatorit më të madh të klubit, Adil Isufi, i cili ka premtuar një shumë të konsiderueshme të hollash në fazën e parë të ndertimit të stadiumit, nëse stadiumi ndërtohet pikërisht në atë lokacion.

Asambleist të nderuar, akterë vendimmarrës në Komunën e Dragashit, kërkojmë nga ju që në ditën e seancës, të mendoni për ne, për rininë tonë, për fëmijët tuaj.
Ne do të jemi aty atë ditë, në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal, t’iu përcjellim nga afër, ashtu si tifozët na ndjekin neve në stadium.

Forca OPOJA!
Respekte.

/opoja.tv