Kf Opoja nis mbarë vitin 2022, tre futbollistët kthehen sërish në klub

SportiLajme nga Opoja3 vite më parë58 shikime

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të Kf Opoja në Facebook është bër e ditur se tre ish futbollistët e Kf Opoja sërish janë kthyer në klubin e tyre.

Elbasani, Ahmed, dhe Dritani janë treshja të cilët janë rikthyer stërvitjes në Kf Opoja dhe pritet që të debutojnë në sezonin e ri 2022/2023.

Ky është njoftimi i Kf Opoja në Facebook

Viti 2022 fillon me lajme të mira!

Elbasan Bahtijari, Ahmed Kamberi dhe Dritan Sinani rikthehen në klubin tonë.

KF OPOJA mirëpret tre lojtarët të cilët u formuan në klubin tonë. Me rikthimin e tyre në klub, japim sinjal të qartë se në sezonin pranveror do jemi edhe më serioz në synimin tonë për ngritje në ligë.

Elbasani, Ahmedi e Dritani të cilët kanë përvojë me dhjetra paraqitje për klubin tonë, vijnë nga KF Drini i Bardhë – Has.

Mirësevini kampiona.
Forca OPOJA!
#ADILBAU

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...