Komuna e Dragashit, ka publikuar listën e OJQ-ve, të cilat kanë përfituar subvencione, raporton TV Opoja.

Nga shqyrtimi dhe vlersimi i aplikacioneve, pesë organizata kanë përfituar subvencione nga komuna e Dragashit, ndërsa vetëm një OJQ është refuzuar.

SHKA “Bresana”, ka përfituar një shumë prej 8430€, për projektin me emër “Organizimi i ditës së pranverës dhe organizimi i festivaleve dhe manifestimet e komunës së Dragashit).

OJQ “Demokratska Omladina Gora”, ka përfituar 3950 euru, OJQ “Qendra”, 2000 euro, OJQ “Avoko”, 3000 euro dhe  OJQ “Fidani”, ka përfituar 3300 euro.

Ndërsa kërkesa e OJQ “Ambienti”, është refuzuar nga komuna e Dragashit./Opoja.tv