Sot,është 50 vjetori i themelimit të Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash.
Nga ky tempull janë dalur shumë intelektualë të lëmive të ndryshme ku tash më kanë arritur të prezantojnë dijeninë të cilën që në hapat e para e kishin marrurë nga Shkolla e mesme Ruzhdi Berisha në Dragash transmeton TV OPOJA.
Njëri nga nxënësit e kësaj shkolle ishte edhe zëvendësministri Mevludin Krasniqi i cili nëpërmjet rrjetit social facebook ka uruar të gjithë nxënësit si dhe profesorët e shkollës së mesme Ruzhdi Berisha në Dragash për përvjetorin jubilar .
Krasniqi na tregon se mësimet e para i kishte marrë nga ish profesori Ruzhdi Berisha i cili tashmë është dëshmor i Kombit Shqiptar
Po ju përcjellim urimin e Zëvendësministrit Mevludin Krasniqi në facebook:
#50vjet dritë e dituri, Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” Dragash!
Urime përvjetori jubilar, të gjithë atyre që që kanë shërbyer dhe që na kanë mësuar në këtë tempull të dijes, që mbanë me krenari emrin e profesorit tim dëshmor!
Plotë 50 breza, nga këtu e nisën rrugën e suksesit për t’i kontribuar Opojës, Prizrenit dhe krejt Kosovês!
Të nderuar nxënës e profesor dhe Ju profesor të mij, Urime kjo ditë dhe ju FALEMINDERIT!