Hysen Bojaxhiu: Për Kosovën viti 2020 ishte viti më i vështirë prej shpalljes së pavarësisë!

Opinione4 vite më parë26 shikime

Pikëvështrim…

Viti 2020 mund të konsiderohet si njëri ndër vitet ku Kosvova ka kaluar periudhën më të vështirë prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot . Gjithmonë kjo kriz vjen në momentet e krijimit të qeverive , që fatkeqësisht kemi një ndërrim të shpeshtë të tyre por edhe me zgjedhjen e presidentit të vendit që ndodh çdo 5 vite .

Gjatë këtij viti u bë rrëzimi i Qeveris Kurti , e cila nuk zgjati më shumë se 50 ditë dhe me themelimin e qeveris së re , por që ishte krijuar jo me anë të zgjedhjeve por me anë të kalimit të mandatarit tek vendi i dytë e që ishte LDK-ja , e cila së bashku me AAK-në ,NISMA dhe minoritetet krijuan një qeveri me shumicën e thjeshtë prej 61 votave e që me raste është parë që nuk i ka aq vota , por prap ka mundur të qëndroj në qeveri , për shkak sepse partit opozitare PDK dhe LVV nuk i kanë numrat e nevojshëm për ta arritur rrezimin e kësaj qeverie dhe nuk e kanë arritur ende marrveshjen për rrëzimin e qeveris edhe pse këto dy parti sipas deklarimeve janë të gatshëm për zgjedhje.

Edhe pse viti i ardhshëm do të ishte viti kur do të bëhej edhe zgjedhja e presidentit të ri sepse presidentit Thaçi do ti kalonte mandanti 5 vjeçar , por kjo situatë u bë më e ndërlikuar kur në nëntor u bë konfirimimi i aktakuzës nga gjykata speciale ndaj Presidentit Thaçi , Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli , shefit të grupit parlamentar të LVV Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit .

Por ajo që do të rrjedh prej kësaj aktakuze është edhe dorëheqja nga pozita e Presidentit e Z. Hashim Thaçi dhe shkuarjen e tij në Hagë . Kosova do të mbetej me u.d të presidentit e që këtë pozitë do ta udhëheq Kryetarja e Parlamentit Znj. Vjosa Osmani por me një mandant prej 6 muajve ku në rast mos-zgjedhje të një presidenti nga kuvendi vendi do të shkoj automatikisht në zgjedhje . E që afati kohor kur duhej nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit është muaji mars .

Duke pasur parasysh se tanimë kemi një propozim për president e që është z. Ramush Haradinaj , ku edhe AAK atë e sheh si figurën më të duhur për president duke thënë se nuk votojn asnjë kandidat tjetër përveq z. Haradinaj . Kjo e benë edhe më të ndërlikuar situatën e presidentit për arsye sepse PDK-ja kërkon që propozimi për president të jetë nga ajo parti dhe të zgjidhet e që një propozim të tillë do ta përkrah edhe LDK-ja , simbas asaj që kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se presidenti i takon PDK-së . Tek LDK-ja nuk do të ishin pro një pjesë e deputeteve kur e dim se brenda saj ka disa zëra kundër çdo bashkëpunimi me PDK-në . Por prap nuk do të mund të bëhej zgjedhja e presidentit sepse nuk janë votat e mjaftueshme pa ato 15 votat e AAK-së . Në anën tjetër LVV është kundër ndonjë kombinimi për president në këtë legjislaturë dhe pa shkuar vendi në zgjedhje . E ku është thuajse e pamundur zgjedhja e presidentit nese njëra nga partit ose PDK-ja ose AAK-ja të lëshonin rrugë për këtë pozitë e që vështirë është e mundur .

Sipas të gjitha gjasave fundi i muajit shkurtë dhe filimi i muajit mars vendi do të votone për një qeveri të re . Por a janë zgjedhjet zgjidhja e duhur dhe ajo që do na garantonte se do të zgjidhet një president mbas zgjedhjeve , mendoj se Jo . Sepse numrat që do të kenë partit në kuvend dhe këmbëngulja e tyre për këtë post do ta bënte edhe më të nderlikuar situatën .
Andaj zgjedhja e këtij problemi do të ishte që partit politike të pajtohen për një kandidat konsensual e ta votonin atë në këtë legjislaturë dhe në të njejtën kohë të pajtoheshin për datën e zgjedhjeve por që kjo po duket diçka e pamundur .

Klasa politike e Kosovës gabimin që e ka bërë lidhur me presidentin është se nuk ka bërë ndryshime kushtetuese ku presidenti nuk do të zgjidhet nga Kuvendi por nga populli , kështu do të largoheshin krizat dhe pazaret kur do të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit .


Autor: Hysen Bojaxhiu
(Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)

 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...