Hatim Baxhaku nuk ka vendosur ende se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së në Prizren.
Thotë se për këtë çështje do të deklarohet në Kuvend.
“Unë kam deklarua një herë se mund të jam kandidat”, tha Baxhaku për “PrizrenPress”.
“ Zyrtare nuk ka akoma asgjë”.
“Pasi të fillon procesi zgjedhor do të deklarohem zyrtarisht”.
Baxhaku në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.
Ai, nuk arriti të hyjë as në balotazh.
Baxhaku në dy mandate, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor.
Deri më tash kandidaturat për kryetar të Degës së Prizrenit, kanë shpallur Driton Selmanaj dhe Anton Quni.
Aktualisht kryetar i kësaj dege është Haxhi Avdyli.
Ai, ka deklaruar se nuk do të rikandidojë për post politik.