Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë takimit me anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ne Ferizaj ka përmendur disa nga të arriturat e qeverisë “Haradinaj’ përgjatë këtij mandati, raporton “Zëri.info”.

Kështu ai ka përmendur disa nga ligjet qe kanë kaluar gjatë qeverisjes së tij duke përmendur kështu edhe marrëveshjen për energjinë e cila është miratuar sot.

Kështu i pari i ekzekutivit tha se vlera e lirisë në vitin 1999 ndërsa sipas tij në vitin 2008 është krijuar shteti i Kosovës.

“E gjithë jeta është krijim duhet me krijuar një vepër të re në vitin 1999 është krijuar vlera e re liria. Në vitin 2008 vlera e re shteti tani vendimarrësitë në Kosovës Qeveria duhet me synu me e krijuar një vlerë të re. Kornizën ose normën se si e ndërtojmë aty vlerë të re e kemi në Kushtetutën tonë, të krijuar në vitin 2008”, ka thënë ai.

Para të pranishmëve Haradinaj ka pohuar se në Kosovë janë shtuar vendet e punës si dhe është rritur për 40% importi në vend.