Ftojmë të merrni pjesë në diskutim me qytetarë për “Kosova Që Duam.” Kosova Që Duam është iniciativë e shoqërisë civile për angazhim të qytetarëve për të promovuar qeverisje të mirë në Kosovë. Diskutimi organizohet nga organizata Democracy Plus, Instituti D4D si dhe Lëvizja FOL të cilat në fillim të diskutimit do të prezatojnë shkurt disa platforma për qeverisje të mirë që mund të shfrytëzohen nga qytetarët kudo.
Në diskutim pritet të konsultuhen qytetarë për sfidat e angazhimit të tyre për të siguruar arsim, shëndetësi dhe shërbime më cilësore si dhe çfarë veprime mendojnë se duhet të ndërmirren nga oragnizata jo-qeveritare për të siguruar qeverisje më të mirë. Deri më tani, ky lloj diskutimi është organizuar në Lipjan, Podujevë, Mitrovicë, Shtime dhe Klinë, ndërsa të mërkuren me 7 nëntor do të organizohet me qytetarë të Dragashit. Bëhuni qytetarë të interesuar për vendin e juaj dhe ejani të kontribuoni në këtë diskutim në Dragash.