Punonjësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Dragash zoteri Fitim Karimani ditë më parë pasi kishte vërejtur disa simptome ishte drejtuar tek Institutit Kombëtar Shëndetësor për të kryer testin rreth koronavirusit.
Pasi kishin filluar simptomat e para ai është vendosur në vetëizolim dhe keshtu që pas disa ditësh është konfirmuar pozitiv me virusin SARS-CoV-2.
Ai në një reagim publike të berë në profilin e tij në Facebook ka thënë se ndjehet tejet i diskriminuar nga shoqëria si dhe kolegë të punës.
Pasi sipas tija keta të fundit pas konfirmimit të tij me virusin SARS-CoV-2 nuk i dhanë ndonjë sherbim shëndetësor atij.
Kështu që ne si redaksi po ju sjellim rrëfimin e tij në Facebook:

COVIDI DHE PARAGJYKIMI !

Po e filloj këtë shkrim duke u nis një një thënjë popullore
,,Ra ky mort e u pamë,,

Të nderuar miq , shokë e kolegë , unë jam Fitimi dhe saktësishtë sot kam 21 vjetorit e fillimi të punës sime si profesionist shëndetësor pran QKMF në DRAGASH , fatëkeqësisht më ka rastisur që të jem dhe i konfirmuar si COVID POZITIV.

Dua ta ndaj bashkë me ju këtë ndjenj aspak të mirë , por njëkohësisht shumë diskriminiese dhe jo njerzore nga disa shokë , miqë e qa është me e pabesueshmja nga disa kolegë.
Gjatë këtyre 21 viteve në shërbim të qytetareve , jam mundu me aq mund e dije sa posedoj , të ju dal në ndihmë kujdo që ka kërku e ka pas nevoj për mua , dhe i jam falenderues zotit që kam pas forcë , kurajo e vullnet me shërby me nder e besnikri, nuk flas këtu për punën në instucion ku punoj se atë e kam obligim moral e ligjor , por flas për shërbimët jashtë orarit punës ,

Kisha menduar se jam i nderuar dhe i respektuar për punën që bëja, edhe pse dua gjithmon të jam i sinqert kurr në jetën time askuj asnjë cent të vetën nuk ja kam mar, edhe pse kishte raste kur udhëtoja me kilometra për ti ofruar dikuj shërbim mjekësor.
Mendoja se kisha miqë shokë e kolegë të vërtet , mirpo tani po e shoh që paskam gabu ,se fjala e urtë thotë ,,
MIKU I MIRË SHIHËT NË DITË TË VËSHTIRA,,
E filloj këtë rrëfim duke u nis që nga dita e parë kur më filluan simptomët.
Filloj me një temperatur të lehtë dhe me probleme gastrointestinale , që u detyrova të shkoj në QKMF ku punoj për të kërku ndihm mjekësore, ku nga ana e mjekut koleg kujdestar mu përshkru një terapi intravenoze, por qudi ndodh kur kolega imë ingermier më thot se këtë terapi nuk e kam dhe se duhët ta blej , edhe pse 2 ditë para QKMF ishte furnuzuar me sasi të barnave ku unë isha pjes e komisionit që.i kisha pranu ato barna.
U detyrova ti bleja dhe ta merrja terapin, nuk kisha alternativ
Nderkoh vazhdoja me terapi dhe vendosa që ta bëj testin për Covid , ku fatkeqesisht resultova pozitiv dhe mu desh që të vetizolohëm , por nga ketu filloj paradoksi dhe qudia.

Unë e kuptoj shqetesimin e njerzeve dhe frigën ndaj mjë përsoni covid pozitiv, dhe është e arsyshme dhe normale , ama nuk po mund ti kuptoj disa gjëra:
Si mundët një shokë një mikë një koleg që të të.mos ofroj shërbim shëndetësor , kur ma së shumti ke nevoj? a mundët një shokë një mikë që të ketë aq frig nga unë , nga ballkoni i banwsës sime e ta lajmëron policin e të shpif që gjoja unë e kam thy izlolimin,
Ku janë ata shokë e miqë përjashtuar disa, që deri dje sa isha mirë isha hero për ta sot u ktheva në tradhëtar, as në tel. të lajmerohën e të pyesin a kam nevoj për diqka ??? A donë njeri bukë , ujë e gjera ushqimore e të mos flas për barna, që askuj nga kolegeve nuk i shkon në mend të pyet a kam nevoj për to a jo.
Se për dorë të shtetit mos të flas fare , të mjer ata që nuk kan .

Miqë , shokë e kolegë , unë jam po aj Fitimi i njejt si me covid si pa covid, me ndihmën e All-llahut sigurisht se do e kaloj edhe këtë sprov, por turpin dhe sjelljët e juaja nuk do ti harroj asnjeher karshi meje, askush nuk ju ka kërku të vini e të më vizitoni e ta rrezikoni shëndetin tuaj, ama ende nuk është zbulu që covidi tranmetohët nëpmjet telefonit . Apo më lehtl ju vjën ta therrini policin apo inspektoriatin , e të shpifnie trilloni pse po dalë në në ballkon të banesës
Unë do të shërohëm dhe do të kthehëm edhe ma i fuqishën në punë dhe në shërbim të qytetarëve , dhe juve miqë shokë e kolegë do të ju shërbej edhe më shumë po patët nevoj, por injorimin , nënqmimin e poshtrimin që u munduat të ma bëni kurr nuk dotë ua harroj.

Për fund apel për ju qytetar, ruani shëndetin , #vendosni maskat #mbajeni distancën #zbatoninrekomandimet e institucioneve.
Nwse nuk ndiheni mirë lajmerohuni menjeher të.mjeku dhe ruani familjarët.
Me respekt:
Fitim Karimani