Detaje nga aksioni i sotëm në Prizren ku u kapën mbi 90 kg drogë

KosovaAktuale2 vite më parë16 shikime

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion ku u zbuluan mbi 90 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se aksioni u zhvillua në fshatin Tupec të komunës së Prizrenit, ndërsa personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Lajmin për aksionin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

/GazetaSinjali/

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...