Shkruan: Bekim Zabergja
Që nga pavarësia e Kosovës, u realizuan objektivat kryesore gjatë procesit të krijimit dhe organizimit të institucioneve demokratike, ndërsa modeli i organizimi politik i Kosovës u bazua në dy koncepe,të cilat janë të ndryshme në mes njëra-tjetrës, në shtetformimin klasik (Sovraniteti, Kushtetuta, Qeveria, Populli), dhe atë modem delegimin e pjesës së sovranitetit në Organizata Ndërkombëtare).
Kjo pra ka qenë një dekadë përpjekjesh dhe arritjesh mes shumë sfidash dhe vështirësish, që Kosova sot të ketë një perspektivë zhvillimi dhe begatimi në horizont dhe bashkë me këtë, të marr dhe mbështetjen e aleatëve të rëndësishëm siç janë ShBA-të. Mirëpo që nga vendosja e UNMIK-ut, proceset tjera të cilat e kanë derivuar pavarësinë si dhe të gjitha përpjekjet qeverive të Republikës së Kosovës kanë qenë të pa pranueshme nga një subjekt politik që në këtë rast është Lëvizja VV.
Duke dëgjuar fjalimet dhe deklaratat populiste të z. Albin Kurtit, në veçanti pas zgjedhjeve të 6 Tetorit, jepin për të kuptuar se Kosova sapo është çliruar nga një fuqi e huaj dhe se populli tani do të qeveriset ndryshe, pas përmbysjes së një establishmenti të urryer i cili kishte uzurpuar Kosovën. Politika populiste e z. Albin Kurtit dhe Lëvizjes VV synonte dhe po synon ta mashtroj dhe ta vendosin popullin kinse kundër një elite të korruptuar e antikombëtare, siç e kanë bërë Hygo Chavez, kryeministri hungarez Viktor Orban dhe presidenti i Turqisë Reccep Tayyip Erdogan. U pa qartë se gjatë qeverisjes Kurti, vetvetiu mendimet kundër, u cilësuan jo demokratike. Kjo formë e qasjes ndaj mendimit ndyshe, qoi në rënien e qeverisë në muajni e kaluar, pa u bërë dy muaj qeverisje.
Dhe tani në aspektin e brendshëm, Kosova ndodhet buzë kolapsit në vendimmarrje, duke pas parasysh edhe situatën me Covit 19. Raportet VV – me partitë tjera, kanë rrezikuar seriozisht vendimmarrjen, madje edhe për çështjet e cilësuara si interes nacional, siç është kërkesat e miqve tanë për proceset e mbylljes së dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë..
Ndërsa presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi pasi kërkoj nga lideri i LVV z. Albin Kurti për propozimin e mandatarit të qeverisë, ai sot ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues në të të vërtetë, VV e synon pushtetin shpejt dhe krejt për vete, prandaj nuk futet askush në koalicion me ta – rasti me AAK-në dhe NISMA-n, ku VV-ja kishte kërkuar edhe pozitën e kryeministrit e edhe të kryeparlamentarit, tregon shumë për mendësinë e tyre.për të mundësuar formimin e qeverisë së re.
Në të vërtetë, LVV e synon pushtetin krejt për vete, prandaj ata po kërkojnë zgjedhje të reja sepse tani a’skushë nuk preferon në koalicion me një qasje të tillë të LVV-së.
Si do të rrjedhin gjërat mbetet të shihet ditët në vijim.