E kaluara ajo e cila na bën qe te e ndiejmë veten se jemi gjallë, është pikerisht ajo që na meson se kush ishim, kush jemi e madje na jep edhe destinacionet se kush do te behemi. Dhe kete e ben permes gjakut , po permes gjakut të trimave tanë qe edhe pse nen dhe ata jetojnë gjenden sot ketu ne mesin tonë me veprat e tyre qe kurr askush nuk ia harroi .
Gjerat nuk duhet të mbesin histori, nuk duhet të treten nuk duhet kujtuar vetëm ateher kur kemi nevojë ose kur ata kanë ditet e tyre te shenuara. Vendosa të shkruaj për ju deshmor nga Opoja, për ata djem e bija të këti vendi që në lulen e rinis dhanë jeten e tyre për liri.
Nga atë që më kanë treguar të moshuarit , gjysherit e atë që kam lexuar në shumë libra për luften e vertet ballëperballë me armiqt më të eger te asaj kohe . U mundohesha ti mbaj lotet , dhe te shkruaj per ju , une bija juaj deshmor .
Dal nga dal duke u rritur mesova gjithmonë diçka më shum por, me ran ndermend edhe fjalt e gjyshit qe me thoshte, bija ime nuk ke perjetuar asgjë, vetem ne e dim se ç’ishte lufta , çfar ka hequr kjo Kosovë e gjorë. Thash me vete se trimat tanë duhet kujtuar gjithmonë gjatë gjithë jetës në çdo moment .
Të gjithë ata kishin familjarë kishin një të dashur te tyre mirepo vetëm që unë sot këtu, të shkruaj para juve e lirë pa asnjë pengese, ata e dhanë jeten e tyre , lagen fytyrat e nënave të tyre me lot , femijet e tyre i lan pa e perdorur fjalen baba dhe shum gra i lan të veja , vetëm qe ne sot të gjithë këtu , të mund të jemi se bashku të bashkuar me shumë se kurr.
E kush mundohet të i harroj apo të mos i kujtoj veprat e tyre të mëdha këtë mund ta arrij vetëm pasi të ketë të shtypur në ballë një vule të madhe prej TRADHTARI . Por vitet kalojnë , kalojnë edhe shekujt , deshmoret gjithmonë mbeten të fresket në mendjen tonë , per ne janë nderi dhe krenaria e popullit tonë.
Autore: Blendiana Sela
©TVOPOJA