Fshati Shajne që gjendet shumë afër qytetit (rreth 800m distancë) është ndër fshatrat më të bukura të trevës tonë. Bjeshka e bukur që është afër këtij fshati, gjërësia e mjaftueshme e rrugëve e livadhet e rrafsha e të bukura janë disa nga gjërat me të cilat identifikohet e veçohet ky fshat. Gjithashtu është edhe ndër 5 fshatrat më të mëdhenjë të komunës tonë. Por, edhe në këtë fshat, sikurse në shumicën e fshatrave të tjerë, shumë familje kanë migruar nga fshati. Është karakteristikë që një numër i madhë i familjeve jetojnë në Prishtinë. Ndoshta po aq sa jetojnë në mërgim. Nga ky fshat ishin rreth 13 pjestarë në rradhët e UÇK-së, 2 prej të cilëve ranë heroikisht në fushën e betejes së Koshares për të mos vdekur kurrë: Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi. Për më shumë, përmes fotografive shijoni pamjet mahnitëse në këtë fshat.