Moti i ligë dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Megjithatë në zonat e larta malore ka pasur edhe reshja të lehta të borës, edhe përkundër faktit se tashmë kanë kaluar më shumë se dy javë prej se kur ka hyrë stina e pranverës.
Bëhet fjalë për Komunën e Dragashit, konkretisht fshatin Zaplluxhë, që ndodhet në një lartësi mbidetare rreth 1600 metra.
Atje sot bora ka zbardhur majat e malit, duke bërë kështu që të ulen mjaft shumë edhe temperaturat.
Për reshje të borës sot ka paralajmëruar edhe Sylë Tahirsylaj, megjithatë nuk e kishte specifikuar rajonin se ku do të kishte reshje.