Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati, raporton TV Opoja.
Ata kanë premtuar marrëveshje bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Dragashit dhe Shoqatës Jetimat e Ballkanit.
Njoftimi i plotë nga Bexhet Xheladini:
Sot,vonë pasdite,takova humanistin e madh, drejtorin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” z.Halil Kastrati, i cili në vazhdimësi është duke bërë një punë të madhe, të ndershme e të shenjtë duke gëzuar qytetarë e familje të shumta të Ballkanit
Gjatë takimit shpreha vullnetin dhe gatishmërinë për rihapjen e dritares së bashkëpunimit në mes të Komunës së Dragashit dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, bashkëpunim ky i munguar deri tani, me synimin që të jetësojmë projekte për t’u dalë në ndihmë familjeve që kanë mungesë strehimi dhe me kushte të rënda ekonomike.
Me Halilin, u dakorduam që ditëve në vijim të bëjmë konkretizimin e bashkëpunimit tonë përmes nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Komunës së Dragashit dhe Shoqatës Jetimat e Ballkanit.
Faleminderit nga zemra Halil,për vizitën dhe për gatishmërinë tënde dhe stafit “Jetimat e Ballkanit”, që për asnjë moment nuk u ndalët në këtë mision kaq fisnik dhe human .