Arrestohet një person në Dragash për mosrespektim të vendimit për kufizim të lëvizjes

Lajme nga OpojaAktualitet5 vite më parë138 shikime

Dragash – Të martën në Komunën e Dragashit është arrestuar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mosrespektimi i dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar në rrugë, pasi nuk ka respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes, si masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19.

Pas intervistimit, i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...