Të nderuar qytetarë!
Në bazë të informatave tona në gjithë territorin e komunës sonë pas kohës së iftarit për fat të keq kemi vërejtur lëvizje të shtuara të popullatës që bien ndesh me kufizimet e vendosura.
Një gjë e tillë nuk është e pranueshme për faktin se jemi në një situatë kur ne do duhej ta ngrisim vigjilencën edhe më tepër e jo të humbim durimin ngase tashmë jemi komunë ku veç kemi konfirmim të virusit Covid-19. Pavarësisht kësaj ne po mundohemi bashkarisht me të gjithë ju që ta ruajmë gjendjen stabile.
Një punë të e pazëvendësueshme janë duke e bërë: Shtabi Emergjent, Qendra Operative Emergjente, Stafi Shëndetësor, Policia e Inspektorati dhe të gjithë akterët tjerë që janë të angazhuar në betejën e përbashkët për parandalimin e infeksionit.
Policia dhe inspektorati janë në terren 24 orë duke u kujdesur për mbarëvajtjen e situatës. Pavarësisht kësaj pune të madhe, pa mbështetjen e qytetarëve është shumë e vështirë të arrihet suksesi i dëshiruar.
Ne e çmojmë lartë sjelljen dhe angazhimin e deritanishëm në ruajtjen e stabilitetit sa i përket pandemisë. Andaj ju lutemi ta ngrisim shkallën e vetëdijes edhe më tepër se deri tani.
Të dëshmojmë se jemi të përkushtuar për të ruajtur shëndetin e të gjithëve duke filluar nga vetevetja, familja dhe gjithë të tjerët që na rrethojnë.
Do të pendohemi nesër që nga një pakujdesi e vogël të dëmtojmë më të dashurit tanë në veçanti ata më të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
Ju lutemi që të respektoni rekomandimet tashmë të njohura nga IKSHPK dhe MSH duke qëndruar nëpër shtëpitë tuaja dhe të dilni vetëm për furnizime të domosdoshme duke evituar kontaktet dhe ruajtur distancën së paku 2m.
Qëndroni në shtëpi!
Ruajeni distancën!