Nga fillimi e deri në përfundimin e zgjedhjeve, pra, deri te certifikimi i rezultateve, ekzistojnë një mori veprimesh procedurale juridike, të cilave pjesëmarrësit në zgjedhje duhet tu përmbahen.

Nga fillimi, legjislacioni zgjedhor përcakton të drejta dhe detyrime për pjesëmarrësit në procesin zgjedhorë, si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe në zgjedhjet për pushtetin lokal.

Veq tjerash, edhe qytetarët, të cilët marrin pjesë në votime, kanë të drejta dhe detyrime të caktuara.

Pjesë e procesit zgjedhor, është edhe trajtimi i ankesave të parashtruara nga pjesëmarrësit në zgjedhje, dhe për këtë, ligji ka përcaktuar edhe institucionet gjeqëse për trajtimin e tyre.

Institucion gjegjës për ankesa ligji përcakton Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili përbëhet nga dhjetë anëtar, përfshirë edhe kryesuesin, dhe i cili mund të mblidhet në seanca të ndara me nga së paku tre anëtar.

Ligji, po ashtu, ka përcaktuar edhe mundësinë e apelimit të vendimeve të PZAP-së, pranë Gjykatës Supreme.

Në këtë mënyrë, legjislacioni pozitiv ka siguruar realizimin e një procesi zgjedhor fer dhe demokratik.

Në këtë drejtim, të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, duhet të kuptojnë si të drejtë ligjore çdo ankesë të palës tjetër, dhe të ofrojnë fakte dhe argumente që do të kontribonin në sjelljen e ligjshmërisë së procesit zgjedhor.

Fatkeqësisht, në këtë drejtim partitë politike nuk po i kontribojn drejtësisë, përkundrazi, përdorin etiketime të ndryshme ndaj këtyre institucioneve, varësisht se ju përshtatet vendimi ose jo.

Në kontekst të kësaj, duke pasur parasysh procesin e ankimimit në Gjykatën Supreme, për votat e diasporës në komunën e Dragashit, është shumë me rëndësi për demokracinë dhe përfundimin e mirë të procesit zgjedhor, që palët të pajtohen me vendimin e Gjyaktës Supreme, dhe të urojnë fituesin, cilado palë qoftë ajo.


Autor: Miran Emini
(Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)