Sot, SHFMU “Restelica” në Restelicë u vizitua nga Cory Schmidt – Zëvendës Udhëheqës i Ekipit për Mbështetje Civile Ushtarake nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj, ku u pritën nga drejtori i shkollës Jusuf Hoxha i cili i shpalosi prioritetet e shkollës.
Me këtë rast nga përfaqësuesit e Ambasadës shprehën interesimin për të investuar në të ardhmen në këtë shkollë, ndërsa Drejtori i Drejtorisë Komunale u shpreh se komuna e Dragashit dhe Drejtoria e Arsimit janë të hapura për bashkëpunim me cilindo partner kombëtar apo ndërkombëtar dhe shprehu falënderime për popullin amerikan dhe qeverinë amerikane duke theksuar mundësinë e një renovimi të tërësishëm të kësaj shkolle në vitet e ardhshme dhe rregullimin e fushës sportive.