Aderon në PDK Lirim Hajredini, garon për asamble komunale në Dragash

Lajme nga OpojaAktualitet3 vite më parë20 shikime

Lirim Hajredini në një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur aderimin e tij në Partin Demokratike të Kosovës.

Përpos aderimit të tij në këtë subjekt politik ai garon në listën e PDK-së edhe për asamble komunale për zgjedhjet lokale në Dragash.

Të nderuar familjarë miq dhe shokë!

Pas një qeverisje prej afro 4 vjetësh, ku mbajta postin e Drejtorit për Kulturë Rini dhe Sport, në koalicionin PDK-AKR, dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me kolegët e mi nga rradhët e PDK, si dhe nga bashkëpunimi profesional e mjaft i afërt nga Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Shaban Shabani, kam vendosur që të kandidoj si asambleist nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjatë kohës që ushtroj detyrën si Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport, jam munduar që të jap maksimumin në udhëheqjen e këtij sektori, duke u munduar që të ngris kulturën, sportin e rininë përmes aktiviteteve të ndryshme, subvencionimit, investimeve kapitale dhe bisedave direkte me të rinjë, OJQ e qytetarë tjerë të Komunës së Dragashit.

Ndaj, këtë herë kërkoj nga ju besimin tuaj si asambleist, si dhe vazhdimin e punëve të mira me në krye Kryetarin Shaban Shabani.

Lirim Hajredini nr. 13
Shaban Shabani, Kryetar i Komunës së Dragashit

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...