Sot me fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollor 2019/20 për herë të parë nga Drejtoria e Arsimit në Dragash është bërë përurimi i fillimit të punës në Qendrën Komunitare, për fëmijët e grup moshave nga 3-5 vjeç.

Me rastin e ditës nderkombtare të gruas, me 8 mars të vitit të kaluar në sallën e asambles u organizua një debat ku u trajtuan tema të ndryshme, tema të cilat kan të bëjne me realizimin e të drejtave të gruas në komunën tonë.

Një nder temat që u perfol ne atë debat ishte edhe mungesa e çerdheve në komunën tonë, për këtë temë pati pyetje e kërkesa të ndryshme, ndersa drejtori për arsim z. Vloran Cenaj u përgjigj se drejtoria e arsimit në bashkpunim me akteret tjer po bën përpjekje maksimale për realizimin e kësaj kërkese.

Nëntë muaj më vonë me 16 dhjetor të vitit të kaluar po në sallën e asambles u nënshkrua marrëveshja mes Drejtorisë së Arsimit në Dragash dhe Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim për hapjen e çerdhës.

Ndersa sot me fillimin e periudhës së dytë të vitit shkollor 2019/20 për herë të parë nga Drejtoria e Arsimit në Dragash është bërë përurimi i fillimit të punës në Qendrën Komunitare, për fëmijët e grup moshave nga 3-5 vjeç.

Në nje fjale rasti z. Cenaj falendëroi e u bëri kërkes prinderve që ti regjistrojn fëmijet e tyre në këtë çerdhe e cila sipas tij i plotëson të gjitha kushetet e nevojshme, ndersa drejtori i shkollës “Fetah Sylejmani” në Dragash z.Flurim Çengaj hapjën e kësaj çerdheje e sheh si sukses tejet të madh për drejtorin e arsimit dhe komunën e Dragashit.

Deri më sot në ketë qendër jan regjistruar 16 fëmijë të cilit u ambientuan e shoqëruan shumë shpejt me njëri-tjetrin, ky projekt është investim i përbashkët i komunës sonë me UNICEF-in e I implementuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim.

©TVOPOJA