Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Dragash, ku si pasojë një grua ka mbetur e lënduar.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dragash, ku dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj një grua, e cila ishte pasagjere në njërën prej veturave, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
E lënduara është dërguar në spital për tretman mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.