Banorët e fshatit Bellobrad të komunës së Dragashit janë tejet të preokupuar me krerët e pushtetit lokal në Dragash.
Disa prej tyre për redaksin e Tv Opoja thonë se janë disi të lënë pas dore nga pushteti lokal ku mes të tjerash citojnë se që nga koha e pasluftës në qeveritë lokale të cilat ishin ardhur në pushtet, gjatë fushatave të tyre parazgjedhore kishin premtime të shumta të cilat me shumë besueshmëri pretendonin se do të i përfundojnë në mandatet e marrur në këmbim të votës së ketyre qytetarëve.
Por të njëjtin fat e kishte edhe Bellobradi duke rënë pre e këtyre premtimeve boshe thotë për Tv Opoja njëri nga Banorët e fshatit.
Nga të shumta premtime të qeverisjeve së kaluara ishin si vendosja e rrjetit për trajtimin e ujërave të zeza si dhe furnizimi me ujë të pijshëm ku për këtë të fundit kishin premtuar se do të sigurojnë nga një burim i ujit në fshatin Brod.
Banorët e fshatit në një zerish thonë se gjitha këto premtime të pushtetarëve janë mbetur vetëm në letër ndërsa për të krahasuar me fshatrat e tjerë në jemi të lënë pas dore.
Infrastrukturës së rrugës në fshatin Bellobrad do të duhet për të shkruar një roman nga të metat që ka si dhe nga punët të cilat janë nisur dhe lënë të gjysmake duke cituar atë në rrugën e vjetër siç është e njohur me emrin “Laki i madhë” ku arsyetimet ishin për disa problem teknike e që sot e atëher ajo rrugë nuk është përfunduar e tëra.
Sipas fjalëve të disa banorëve të fshatit thuhet se: po të ishte funksionale edhe rruga e vjetër ne si fshat por e fshatrat tjerë do të qarkullonin më lehtë.
Pavarësisht rregullimit të rrugëve të disa lagjeve në këtë fshat,si dhe asfaltimi i rrugës kryesore,e cila njëherit është edhe rrugë lidhëse e shumicës së fshtrave të Opojës, njeherit mbetët më e nguarkuara dhe më e rrezikuara në këtë trevë.
Gjatë sezonit veror, në kohën kur edhe mërgimtarët opojanë ia mësyjnë Opojës për të kaluar pushimet,si dhe lëvizja e automjeteve të dasmorëve që vijnë nga fshatrat tjerë,bën që fshati Bellobrad të stërngarkohet plotësisht e që lëvizja e këmbësorëve del të jetë tepër e rrezikuar e ku në këso rast fëmijët janë ata të cilët pesojn nga kjo rremujë.
Meqë rruga është e shenjëzuar me shenja si: “30 km/h apo 50 km/h” si dhe “Shtegu për këmbësor” vozitësit e moshave të reja ndodh shpeshëherë të mos ju përmbahen rregullave të komunikacionit e që shpejtësia e tyre arrinë deri në 80km/h e ky është një shqetësim tepër i madh për banorët e fshatit.
Njëri nga fshatarët e Bellobradit thotë: “ne si fshatë kemi kërkuar nga komuna e Dragashit të intervenohët sa më shpejtë të jetë e mundur për vendosjen e disa pengesave në rrugë (polic të shtrirë) me qëllim të ngadalsimit të shpejtësisë së automjetëve ose të paktën dy apo tri herë në ditë policia të ketë një pikë kontrolli brenda në fshat,sepse edhe shkolla është shumë afër rrugës dhe lëvizja e nxënësve është e madhe.
Përndryshe do të kemi raste të shumta tragjike e ku vetëm se po na ruanë “Zoti” shprehet ky banor tejet i shqetësuar.Duke pasur parasysh se në brendësi të fshatit rruga kryesore është tejetë e ngushtë dhe në pamundësi të vendosen trotuarët,fshatarët e Bellobradit apelojnë tek drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë për hyrje në vendbanim.
Ndryshe vlenë të theksohet se vite më parë në fshatin Bellobrad kanë ndodhur disa aksidente ku kishin pësuar edhe disa fëmijë.