Kushtrim Reshiti i cili është absolvent në Universitetin “Bedër” në Tiranë, është vlerësuar me Çmimin e Parë në Konkursin për poezinë më të mirë në gjuhën angleze, organizuar nga Klubi i kreativitetit.
Kushtrimi e ka fituar këtë çmim me poezinë e titulluar “TERRORISM HAS NO RELIGION” (Terrorizmi nuk ka fe).
Çmimi i është ndarë në kuadër të punimeve të Konferencës së VI-të Ndërkombëtare për Gjuhë Angleze dhe Letërsi (Ĺ6th International Conference on English Language & Literature), të mbajtur në ambientet e Universitetit “Bedër” në Tiranë.
Kushtrimi është autor i librit “Pishtari i njerëzimit” të botuar në vitin 2018, të promovuar në Prishtinë dhe Tiranë. Krijimtaria e tij letrare është vlerësuar disa herë me çmime të ndryshme.
Çmimi i fituar kësaj radhe është i veçantë nga se vlerësohet për një poezi të shkruar në gjuhën angleze.
Në vegëzën e mëposhtme mund ta përcillni momentin e ndarjes së çmimeve: