Kompania për furnizim me energji elektrike ka filluar punimet në projekt investimin e një linje të re për furnizim në të dy drejtimet ndërmjet Zhurit dhe Dragashit.
Të kontaktuar nga Tv Opoja zëdhënësi i saj për media thot se ky projekt do të përfshin rreth 18 km linjë nëntokësorë me 35 kv e ku kjo linjë do të përdoret për rrjedhën e energjisë elektrike në mes të Zhurit dhe Dragashit në të dy drejtimet e ku kjo linjë e re do të mundësojë rrjedhjen e qëndrueshme të energjisë.
Mes të tjerash thotë se kontraktori filloi për projektin rreth 1 muaj më parë e ku deri tani rreth 4 km pjesë është përfunduar dhe se është planifikuar brenda vitit 2019 të përfundojë i gjithë projekti transmeton Tv Opoja.
Më poshtë ju përcjellim shkrimin e dërguar në redaksinë e Tv Opoja:
Pershendetje e nderuara TV OPOJA, sa i perket projektit te KEDS Zhur-Dragash;
Në vitin 2019 KEDS filloi një projekt investimi midis Zhurit-Dragashit. Ky projekt përfshin rreth 18 km linjë nëntokësore 35 kV. Kjo linjë do të përdoret për rrjedhën e energjisë në mes të Zhurit dhe Dragashit në të dy drejtimet dhe linja e re do të mundësojë rrjedhjen e qëndrueshme të energjisë. Kontraktori filloi për projektin rreth 1 muaj më parë. Deri tani rreth 4 km pjesë është përfunduar dhe është planifikuar brenda vitit 2019 të përfundojë i gjithe projekti.