
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini se bashku me stafin komunal, mori pjesë sot në manifestimin solemn të organizuar nga Kryesia e Këshillit të Lartë Turk, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Turqisë.
Gjatë këtij aktiviteti, kryetari Xheladini përcolli urimet e tij më të përzemërta për shtetin dhe popullin turk, duke vlerësuar lart marrëdhëniet e ngushta dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Urime Dita e Pavarësisë së Republikës së Turqisë! Rroftë miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë!”, u shpreh i pari i komunës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe fuqizimit të mëtejshëm të urave të miqësisë mes dy vendeve.
©TVOPOJA