Komiteti për Politikë e Financa dhe ai për Komunitete rekomandojnë pikat e rendit të ditës për Seancën e 8-të të Kuvendit Komunal në Dragash

Institucione1 hour ago25 shikime

Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe Komiteti për Komunitete kanë mbajtur mbledhjet e tyre të teta të rregullta për vitin 2026, ku u shqyrtuan disa çështje me rëndësi për funksionimin e institucioneve lokale.

Rendi i ditës i këtyre mbledhjeve përfshinte këto pika kryesore:

  1. Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimin e materialit të përgatitur për Seancën e tetë të Kuvendit Komunal; si dhe

  3. Të ndryshme (Eventuale).

Pas diskutimeve, të gjitha pikat e propozuara u rekomanduan me shumicë votash nga komitetet përkatëse për shqyrtim dhe miratim përfundimtar në Kuvendin Komunal.

Mbledhja e tetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Dragashit do të mbahet sot, më 29 tetor 2026, duke filluar nga ora 10:00.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...