
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me operatorin „DILLI Energy“ SH.P.K., njofton qytetarët dhe publikun e interesuar për organizimin e një debati publik lidhur me kërkesën për pajisje me Leje Mjedisore (nr. i protokollit 21/3438/MMPH) për hidrocentralin me kapacitet prej 0.31 MW në Bresanë të Komunës së Dragashit.
Aktiviteti organizohet mbështetur në nenin 7 të Udhëzimit Administrativ (MMPHI) Nr. 01/2025, me qëllim të garantimit të transparencës, informimit dhe përfshirjes sa më të gjerë të komunitetit lokal dhe palëve të interesuara në këtë proces.
Debati publik do të zhvillohet më 24 nëntor 2026, në orën 13:00, në hapësirat e operatorit „DILLI Energy“ SH.P.K. në Bresanë. Për t’u lehtësuar pjesëmarrjen të gjithë të interesuarve, takimi do të transmetohet edhe në mënyrë virtuale përmes platformës ZOOM me këto të dhëna qasjeje:
Meeting ID: 87210823597
Passcode: hF7680
Përfshirja e qytetarëve në diskutime të tilla mbetet me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të trevës sonë.
©TVOPOJA