BQK mban ligjëratë për edukim financiar dhe siguri kibernetike në ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash

ArsimYesterday74 shikime

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Kursimeve dhe Muajit të Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) kanë zhvilluar një ligjëratë edukative me nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Aktiviteti informues u udhëhoq nga këshilltari i Guvernatorit të BQK-së, Albert Spahiu, zyrtarja për Edukim Financiar, Zana Isufi, si dhe zyrtarja për Siguri Kibernetike, Arbenita Bequku. Ligjërata mblodhi nxënësit e drejtimeve profesionale “Banka e Financa” dhe “Teknologji Informative”.

Gjatë këtij takimi, të rinjtë u njohën me konceptet bazë të parasë, dallimin ndërmjet nevojave dhe dëshirave, rëndësinë e kursimit dhe mënyrat e menaxhimit të buxhetit personal. Po ashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua mjedisit digjital, ku u diskutua për kujdesin që duhet treguar gjatë blerjeve online, mbrojtjen e të dhënave personale dhe identifikimin e rreziqeve të mundshme në internet.

Përmes shembujve praktikë dhe një kuizi interaktiv, nxënësit patën mundësinë të testojnë njohuritë e tyre, duke kuptuar se si vendimet e përgjegjshme financiare dhe kujdesi në hapësirën digjitale ndikojnë në të ardhmen e tyre. Shkalla arsimore e vlerësoi lart bashkëpunimin me BQK-në si një kontribut të çmuar në krijimin e shprehive të shëndosha financiare dhe ngritjen e vetëdijes për sigurinë kibernetike.

Më shumë njohuri financiare, më shumë siguri në botën digjitale!

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...