Stërvitje e KFOR-it në Restelicë, bllokohet përkohësisht njëra korsi e rrugës – NJOFTIM

InfrastrukturëShpallje & Njoftime4 hours ago39 shikime

Më datën 15 korrik 2026 (e mërkurë), në Restelicë do të zhvillohet një stërvitje e planifikuar nga KFOR-i, e cila ka për qëllim ndërhyrjen, shpëtimin dhe evakuimin.

Stërvitja do të mbahet nga ora 10:30 deri në ora 12:30, ndërsa gjatë kësaj kohe njëra korsi e rrugës së Restelicës do të bllokohet për qarkullim për rreth 30 minuta, nga ekipi që vjen prej Pejës.

Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke theksuar se ky aktivitet është pjesë e përgatitjeve të rregullta për siguri dhe menaxhim të situatave emergjente.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen tek institucionet përkatëse.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...