Diskutim i hapur për Draft-Rregulloren e mbeturinave në Kuvendin Komunal

Institucione5 hours ago90 shikime

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit u mbajt sot konsultimi publik lidhur me Draftin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave (01Nr. 060/01-22757-1/24, datë 30.08.2024).

Në pjesën e dytë të takimit u zhvillua edhe dëgjimi buxhetor për Draftin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029. Pas prezantimit të materialeve nga përfaqësuesit e qeverisjes lokale dhe Njësia e KRM “Ekoregjioni” në Dragash, të pranishmit patën mundësinë të parashtrojnë komentet dhe propozimet e tyre.

Nënkryetari i Komunës, z. Vetim Ramadani, në emër të Kryetarit Xheladini, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përfshirjen e tyre aktive në diskutim, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit në hartimin e politikave lokale.

Megjithatë, u vu re se interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë në këtë konsultim ishte i ulët, gjë që tregon nevojën për angazhim më të madh të komunitetit në proceset e vendimmarrjes dhe diskutimet publike.

© TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...