Kosova debuton në Kampionatin Europian të Socca, më 22 prill shorti zyrtar

Sport2 days ago44 shikime

Një moment historik për sportin kosovar: Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në një turne ndërkombëtar të këtij niveli, pas pranimit zyrtar në Federatën Ndërkombëtare të Socca-s.

Pjesëmarrja në Kampionatin Europian në Shqipëri shënon debutimin e parë zyrtar të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke e vendosur vendin tonë në hartën e futbollit të vogël europian.

Ndërkohë, Shqipëria si vend organizator është gati të hapë zyrtarisht rrugën e këtij spektakli. Ceremonia e shortit do të mbahet më 22 prill 2026, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, ora 11:00, në sallën e konferencave.

Në këtë event do të përcaktohen përballjet e 28 shteteve pjesëmarrëse, të ndara në 7 grupe me nga 4 ekipe secili. Ky moment vendos rivalitetet, emocionet dhe rrugën drejt trofeut.
“Shtëpia e Futbollit” është gati të presë 28 kombëtare për një spektakël 5-ditor me emocione, rivalitete dhe konkurrencë në nivel europian.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...