Sot, Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” – Dragash festoi Ditën e Shkollës dhe njëkohësisht shënoi 57-vjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor.
Aktivitetet nisën me homazhe pranë varrit të mësuesit dhe dëshmorit Ruzhdi Berisha, emrin e të cilit e mban shkolla, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Buqe.
Më pas, në sallën e aktiviteteve kulturore u mbajt ceremonia qendrore, ku drejtori i shkollës prezantoi historikun dhe arritjet e institucionit, duke uruar nxënësit dhe mësuesit për këtë ditë të veçantë. Ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj familjes dhe figurës së mësuesit Ruzhdi Berisha, si simbol i përkushtimit dhe sakrificës.
Në kuadër të ceremonisë, drejtori ndau mirënjohje për nxënësit me sukses të shkëlqyer, duke i motivuar ata për rezultate edhe më të larta në të ardhmen.
Festimet u përmbyllën me vizitën e nxënësve dhe stafit pedagogjik në ekspozitën e përgatitur enkas për këtë ditë, ku u prezantuan punime artistike të nxënësve.
©TVOPOJA