Kuvendi Komunal i Dragashit mblidhet më 29 prill, këto janë pikat e rendit të ditës

Shpallje & NjoftimeInstitucione15 hours ago85 shikime

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Dragash, z. Resul Fetahu, ka caktuar mbledhjen e IV-të të rregullt për vitin 2026, e cila do të mbahet më 29 prill 2026, me fillim nga ora 10:00.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të zhvillohet në sallën e Kuvendit të Komunës në Dragash dhe do të trajtojë disa çështje me rëndësi për funksionimin e komunës.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Rishqyrtimi i vendimit 01Nr. 060/01-2909/26, për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale,
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030,
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar janar – mars për vitin 2026,
  5. Propozim për bartjen e mjeteve vetanake të pa shpenzuara nga viti 2025 në vitin 2026,
  6. Eventuale.

Kjo mbledhje pritet të jetë e rëndësishme për vendimmarrjen dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme në Komunën e Dragashit.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...