Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, sot në Komunën e Dragashit u mbajtën homazhe te shtatorja e Adem Jasharit dhe te varrezat e dëshmorëve, duke nderuar veprën dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Ndërsa dje, në Sallën e Asamblesë Komunale, u organizua një Akademi përkujtimore kushtuar kësaj ngjarjeje historike. Në fjalët e rastit, krerët e komunës shprehën respektin më të madh për veprën e familjes Jashari, duke theksuar se sakrifica e tyre është themel i lirisë dhe shtetësisë sonë.
Pjesë e agjendës për shënimin e Epopesë është edhe turneu i futbollit mes institucioneve komunale, i cili po zhvillohet në Sallën e Sportit në fshatin Bresanë. Ky aktivitet ka sjellë emocione dhe lojë të bukur tashmë për tri net me radhë.
©TVOPOJA