Kosova pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Socca

Sporti5 ditë më parë177 shikime

Sot në Prizren është nënshkruar kontrata mes Socca Albania dhe Socca Kosova, duke bërë që vendi ynë të bëhet pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Socca. Ky sport, i njohur ndryshe si futboll i vogël apo “kalqeto”, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në mbarë botën.
Pas këtij anëtarësimi, pritet që së shpejti të formohet ekipi kombëtar i Kosovës në Socca, i cili do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Socca që do të mbahet këtë vit në Shqipëri. Ky hap shënon një mundësi të re për futbollin kosovar, duke i dhënë lojtarëve tanë shansin të përfaqësojnë vendin në një arenë ndërkombëtare të këtij sporti dinamik e atraktiv.
Poashtu është bërë e ditur se së shpejti do të organizohet edhe liga shtetërore e Socca-s, ku do të marrin pjesë skuadra të ndryshme nga e gjithë Kosova. Fituesi i kësaj lige do të ketë privilegjin të përfaqësojë vendin në garat ndërkombëtare, të cilat funksionojnë si një lloj Champions League për këtë sport.
Në këtë ligë nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë lojtarët profesionistë të futbollit, por do të garojnë lojtarë të rinj, duke i dhënë hapësirë talenteve të reja të shfaqin aftësitë e tyre.
Gjithashtu, u njoftua se së shpejti do të zhvillohet një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila pritet të sjellë emocione të veçanta për sportdashësit dhe të forcojë lidhjet sportive mes dy vendeve.
©TVOPOJA
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...