Zgjedhjet e reja në Shoqatën e Afaristëve “Sharri”, Shpetim Kamberi kryetar, Eroll Bajrami nënkryetar

Shoqata1 muaj më parë2.1K shikime

Sot, më 29 tetor 2025, Shoqata e Afaristëve “Sharri” në Dragash, mbajti mbledhjën e rregullt të anëtarëve, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës ishte zgjedhja e strukturave të reja udhëheqëse të organizatës. Me miratim të përbashkët dhe me vetëm një votë kundër, u vendos që z. Shpetim Kamberi të marrë drejtimin si kryetar i ri i Shoqatës, ndërsa z. Eroll Bajrami u zgjodh nënkryetar.

Kryetari i deritanishëm, z. Burim Piraj, në fjalën e tij përmbyllëse falënderoi të gjithë anëtarët e Shoqatës për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të tij, duke theksuar se uniteti, përkushtimi dhe vizioni i përbashkët kanë qenë shtyllat kryesore në avancimin e interesave të biznesit lokal në komunën e Dragashit. Ai veçoi si një nga arritjet më të mëdha të mandatit të tij organizimin e panairit “Expo Sharri”, një ngjarje që u vlerësua si sukses i jashtëzakonshëm, duke sjellë së bashku shumë biznese, prodhues vendorë dhe vizitorë nga rajoni, dhe duke promovuar potencialin ekonomik të komunës në nivel më të gjerë.

z. Piraj uroi kryetarin e ri, z. Shpetim Kamberi, për detyrën dhe përgjegjësinë e re, duke i ofruar mbështetje të plotë dhe besim në vazhdimin e punës së nisur, me shpresën se Shoqata do të vazhdojë të jetë një motor zhvillimi dhe bashkëpunimi për të gjithë afaristët e Dragashit.

Shoqata e Afaristëve “Sharri” ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal, duke krijuar ura bashkëpunimi mes bizneseve të komunës së Dragashit dhe duke promovuar iniciativat që fuqizojnë sektorin privat. Me strukturat e reja udhëheqëse, pritet që Shoqata të vazhdojë me projekte konkrete, takime të rregullta dhe angazhim aktiv në përmirësimin e klimës afariste në rajon.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...