Muaji Rozë në Dragash, Vetëdijesim dhe solidaritet për kancerin e gjirit

Aktualitet1 muaj më parë531 shikime

Në kuadër të aktiviteteve për Muajin Rozë të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, sot në sallën e Asamblesë Komunale në Dragash u mbajt një ligjëratë vetëdijesuese mbi zbulimin dhe parandalimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Ligjërata u mbajt nga doktoresha Besiana Refiku, mjeke në QKMF – Dragash, e cila ndau me të pranishmet informacione të vlefshme mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta, mënyrat e vetëkontrollit dhe hapat që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.
Pas ligjëratës, u organizua një marsh solidarizues nga objekti i Komunës drejt QKMF – Dragash, si shenjë përkrahjeje për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me këtë sfidë shëndetësore, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin në komunitet mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...