Reagim nga Dega e PDK-së në Dragash lidhur me rastin e intervistimit të djalit të kryetarit aktual

Aktuale3 muaj më parë207 shikime

Dega e PDK-së në Dragash ka reaguar me shqetësim ndaj intervistimit të djalit të kryetarit aktual dhe ish-drejtorit të Administratës Komunale, duke e cilësuar rastin si shenjë të panikut të pushtetit dhe përpjekje për ndikim politik në procesin zgjedhor.
Me poshtë reagimi i plot:
Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Dragash, përcjell me shqetësim të madh zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e djalit të kryetarit aktual dhe të ish-drejtorit të Administratës Komunale. Ky rast është tregues i qartë i panikut të pushtetit aktual, i cili duket se nuk kursen metoda për të mbajtur pushtetin dhe për ta shfrytëzuar atë për interesa personale dhe familjare.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga organet kompetente, gjatë orëve të hershme të mëngjesit janë intervistuar dy persona – ish-drejtori i Administratës Komunale, Vetim Ramadani, dhe djali i kryetarit aktual, Agron Xheladini – të cilët dyshohet se kanë tentuar pa të drejtë të ndikojnë në procesin e votimit.
Edhe pse organet e rendit nuk kanë gjetur elemente për procedim penal, vetë fakti që zyrtarë aktualë dhe familjarë të pushtetit janë përfshirë në situata të tilla, ngre shqetësime serioze për përpjekje të papranueshme për ndikim politik në zgjedhje.
PDK në Dragash i bën thirrje të gjitha institucioneve të garantojnë proces të lirë, të drejtë dhe të pandikuar, ndërsa qytetarëve u bën thirrje të mos bien pre e presioneve apo tentimeve për manipulim.
Demokracia ndërtohet me votë të lirë dhe përgjegjësi qytetare, jo me ndikime e ndërhyrje nga pushteti.
PDK do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Dragashit.
Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...