Komuna e Dragashit shënon Ditën e Çlirimit me aktivitete të shumta kulturore e sportive – këtë vit më 12 qershor

SportiKulturë & Art5 muaj më parë553 shikime

Komuna e Dragashit ka bërë publike agjendën zyrtare të aktiviteteve për nder të Ditës së Çlirimit, e cila këtë vit do të shënohet më 12 qershor, ndryshe nga viteve të kaluara kur festimet organizoheshin më 15 qershor. Manifestimi do të zhvillohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, z. Bexhet Xheladini, dhe përfshin një sërë aktivitetesh sportive, kulturore dhe përkujtimore.

Aktivitetet fillojnë më 10 qershor – sporti në qendër të vëmendjes

Përgatitjet për festën e çlirimit nisin më 10 dhe 11 qershor me organizimin e ndeshjeve të volejbollit në mes të ekipeve të grave të punësuara në institucione të ndryshme. Këto aktivitete zhvillohen në Sallën e Edukatës Fizike në Bresanë dhe në Shkollën “Ruzhdi Berisha” në Dragash, duke sjellë frymën e bashkëpunimit dhe argëtimit sportiv në prag të festës.

Dita kryesore – 12 Qershor 2025

E enjtja, më 12 qershor, përbën kulmin e manifestimeve dhe përfshin:

  • 10:30 – Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për pensionistët e Administratës Komunale, Shëndetësisë dhe Arsimit;

  • 11:00 – Seanca Solemne e Kuvendit Komunal;

  • 11:20 – Ceremonia e binjakëzimit të Komunës së Dragashit me Komunën e Mavrovës dhe Rostushës;

  • 12:00 – Vizitë te Varrezat e Dëshmorëve;

  • 13:00 – Koncert në sheshin e qytetit të Dragashit (ose në Shtëpinë e Kulturës në rast të motit të keq);

  • 15:30 – Gara tradicionale e Vrapimit të Kuajve në Mejdanin e Opojës.

Aktivitete të tjera gjatë fundjavës

Në kuadër të Ditës së Çlirimit, gjatë fundjavës do të zhvillohen edhe dy aktivitete madhore sportive:

  • 15 Qershor 2025, ora 11:45Marshi i Çlirimit, i organizuar nga Klubi i Çiklizmit “Opoja”, me destinacion: Dragash – Liqeni i Breznes – Dragash, që sjell bashkë qytetarë, sportistë dhe dashamirë të natyrës në një rrugëtim 26 km përmes peizazheve të jashtëzakonshme;

  • 22 Qershor 2025, ora 10:00Marshi i Motokrosit, i organizuar nga Klubi “Enduro Sharri”, me nisje nga Sheshi i Dëshmorëve në Dragash.

 

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...