KKSB Dragash kundërshton mbajtjen e manifestimit “AROG FEST” në datën e propozuar

Lajme nga OpojaAktualitet7 muaj më parë530 shikime

Dragash, 26 prill 2025 – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Dragash, në mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, ka diskutuar në mënyrë të veçantë paralajmërimin për mbajtjen e manifestimit “AROG FEST” në këtë komunë.

Sipas informatave që mediumi ynë ka siguruar, anëtarët e KKSB-së, duke u bazuar në diskutimet e zhvilluara dhe analizën e rrethanave aktuale, kanë vlerësuar se mbajtja e këtij eventi në datën e propozuar paraqet disa shqetësime serioze.

Në arsyetimin e tyre, KKSB theksoi se:

Manifestimi “AROG FEST” nuk përfaqëson vlerat dhe traditat kulturore të komunitetit lokal të Dragashit;

Organizimi i tij ngjall shqetësime të bazuara në përvoja të mëparshme të keqpërdorimit të aktiviteteve për qëllime politike dhe propagandistike;

Data e propozuar për mbajtjen e festivalit përkon me Ditën e Dëshmorëve, një datë me ndjeshmëri të veçantë kombëtare dhe historike për qytetarët e Dragashit dhe të mbarë Kosovës;

Ky manifestim mund të cenojë harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin social në komunë;

Qëllimi i festivalit, sipas vlerësimit të KKSB-së, është më tepër profitabil sesa promovues i vlerave kulturore lokale.

Për të gjitha këto arsye, KKSB i ka bërë thirrje organizatorëve të “AROG FEST” që të rishikojnë formatin dhe datën e mbajtjes së manifestimit, duke respektuar ndjeshmërinë historike dhe kulturore të komunitetit të Dragashit. Po ashtu, ata janë ftuar të bashkëpunojnë me institucionet lokale për organizimin e aktiviteteve që reflektojnë dhe nderojnë vlerat autentike të këtij komuniteti.

Mediumi ynë do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet lidhur me këtë çështje.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...