
Me krenari dhe admirim të madh, Shkolla “Ruzhdi Berisha” njofton arritjet e pabesueshme të nxënësit të saj, Ajdar Haruni, i cili ka shkëlqyer në Kampionatin e Skijimit të Kosovës njofton Televizioni Opoja.
Ajdari arriti të fitojë vendin e parë dhe të dytë në dy disiplina sportive, duke dëshmuar përkushtimin, talentin dhe punën e tij të palodhur.
Ky sukses është një fryt i përkushtimit të pashoq dhe dedikimit të tij ndaj sportit të skijimit. Ajdari është një shembull i shkëlqyer për të gjithë komunitetin shkollor, duke frymëzuar nxënësit e tjerë me arritjet e tij të jashtëzakonshme.
“Shkolla, në emër të stafit dhe nxënësve, përgëzon Ajdar Harunin për sukseset e tij të mëdha. Ajdar, vazhdo të na bësh krenarë!” – thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Ky triumf i Ajdar Harunit është një dëshmi e aftësive të tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimit të tij ndaj sportit, dhe është një inspirim për të gjithë komunitetin.
©TVOPOJA