E dhimbshme: Vdes një person në Prizren pasi goditet nga rrufeja

Aktuale2 vite më parë22 shikime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, në orët e pasdites në fshatin Petrovë të Prizrenit, ku një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Viktima R.V., 55-vjeçar ka qenë me traktor duke mbledhur sanë, në momentin që rrufeja e goditi. Fqinjët e tij intervenuan duke ia dhënë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.

I njëjti u dërgua në spital, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, 55-vjeçari ndërroi jetë.

Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...