Me 14 vota pro, 3 kundër dhe 10 abstenime, Fejsal Haliloviç nga JGP, është zgjedhur nënkryetar për komunitete në komunën e Dragashit, raporton televizioni Opoja.
Haliloviç ka marrë 5 vota pro dhe 2 abstenime nga anëtarët e komunitetev në Kuvendin Komunal të Dragashit.
Pro zgjedhjes së tij votuan asambleistët e LDK-së, asambleistët e VAKAT dhe ata të JGP-së, di dhe asambleisti Agron Gashi.
Pro ishte edhe asambleistja Pajtesa Berisha, e cila nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes sot iu bashkua grupit parlamentar të LDK-së
Kundër zgjedhjes së tij ishin asambleistët e Vetëvendosjes ndërsa ata të PDK-së abstenuan së bashku me asambleistin e Pokret Za Gora.