Kryetari i komunë së Dragashit Shaban Shabani priti në takim kryetaren e komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi me bashkëpunëtorë dhe znj.Rrezarta Jakupi konsulente në hartimin e Projekt të EU-CBC .
Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në realizimin e projekteve ndërkufitare në mes të komunës së Dragashit dhe komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut. Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen jo vetëm në projekte të përbashkëta po edhe në fusha të tjera.