Festat e nëntorit mbetën kujtesa jonë më e mirë, për sakrificën e shumë gjeneratave për liri dhe pavarësi të shqiptarëve.
Si andej, ashtu edhe këndej kufirit, shqiptarët këto ditë e ndajnë të njëjtin emocion.
Ditët festive të nëntorit, na kujtojnë sakrificën e të kaluarës për lirinë dhe shtetësinë e vendit, dhe na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për gjeneratat e ardhshëme. Festat e nëntorit, ashtu si edhe 17 shkurti i pavarësisë së Kosovës, mbetën vula e lirisë tonë kombëtare.
Kjo liri që kemi sot, është rezultat i flijimit të mijëra burrave e grave të
popullit tonë. Nuk duhet harruar se amaneti i tyre, nuk është vetëm liria dhe pavarësia e vendit, por, edhe krijimi i një jete më të mirë dhe më të dinjitetshme të njerëzve që jetojnë në këtë vend.
Këto ditë, nuk duhet të shfrytëzohen për sfilata dhe marketing politikë të pushtetarëve dhe politikbërësve të ndryshëm, por, për ngritjen e vetëdijes tonë shtetndërtuese! Shembulli i atyre që sakrifikuan jetën, familjet dhe pasurinë e tyre për këtë vend, dhe për lirinë që ne po e gëzojmë, duhet të jenë udhërrëfyes për secilin nga ne, për rrugën që duhet ta trasojmë.

Fatkeqësisht, dy dekadat e pas luftës, kemi treguar që kemi punuar më shumë për interesat personale dhe familjare, se sa për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi. Kur kemi parasysh gjendjen e përgjithshëme shoqërore, në veçanti në rrafshin ekonomikë dhe politikë, shihet tejet i nevojshëm kthimi i patriotizmit shoqëror dhe dashurisë për shtetin. Zhvillimi i brendshëm i shoqërisë, gjendja ekonomike, gjendja në arsim, në shëndetësi, dhe në mënyr të posaçme zhvillimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës, por, edhe dështimet në rrafshin ndërkombëtar, me theks të veçantë, njohja e shtetësis dhe integrimet euro-atlantike, janë tregues i dështimit të politikës dhe menaxhimit të keq të shtetit.

Ky dështim, është rezultat, para së gjithash i keqmenaxhimit të institucioneve dhe dëshirës për pushtet, duke harruar përgjegjësit shtetërore dhe shoqërore.
Kthimi në patriotizëm, nuk nënkupton luftë dhe urrejtëje ndaj të huajve, por, dashuri dhe punë të sinqert, për fuqizimin e shtetit dhe zhvillimin e vendit, përgjegjësi për pushtetarët dhe të gjithë ata që marrin detyra shtetërore, përgjegjësi për krijimin e një jete më të mirë, dhe siguri ekonomike për të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Klasa politike në vend, është përgjegjëse për gjendjen jo të mirë ekonomike, për arsimin, shëndetësinë dhe për humbjen e shpresës së qytetarëve për të ardhëme më të sigurt këtu, duke i humbur edhe shijen e bukur dhe gëzimin që duhet të sjellin festat e nëntorit.
Sidoqoftë,
GËZUAR FESTAT! 🎉